top of page

​

Pozicioni: Hulumtues

Vendodhja: Tiranë

Kohëzgjatja: 01.10.2021 deri ne 01.02.2022 (20 ditë)

​

Përshkrimi i punës: Shoqata "Albanian Initiative for Development" po zbaton nënprojektin e akorduar në kuadër të nismës “Siguria për Qeniet Njerëzore dhe Kufijtë – Luftimi i Kontrabandës së Migrantëve në Ballkanin Perëndimor” mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes së kufirit të vendeve dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të migrantëve përmes hartimit të një Raporti Studimor, me qëllim përcjelljen e propozimeve për rishikimin e kuadrit ligjor dhe strategjik në fushën e migracionit të parregullt. Shoqata është e interesuar të punësojë për 1 (një) ekspert të jashtëm: Hulumtues

 

Ekspert i jashtëm hulumtues (me kohë të pjesshme)

 

Përgjegjësitë specifike:

• Eksperti do të jetë i angazhuar në:

• Analizimin e legjislacionit vendas dhe të huaj;

• Përgatitjen dhe hartimin e pyetësorëve me fokus migracionin e parregullt;

• Të bashkëpunojë me institucionet shqiptare për mbledhjen e të dhënave;

• Interpretimin e rekomandimeve të Raporteve ndërkombëtare;

• Hartimin e një Raporti Studimi;

• Hartimin e propozimeve për zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor dhe strategjik përmes ndryshimeve të aspektit institucional dhe administrativ;

• Eksperti duhet të jetë i gatshëm t’i përgjigjet drejtuesit të projektit sipas nevojave të krijuara përgjatë zbatimit të projektit.

 

Kriteret e përgjithshme:

1- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.

2- Të kenë minimumi 3(tre) vite eksperiencë në fushën e çështjeve të migracionit dhe mbi 5 (pesë) vite punë në fushën e së drejtës;

3- Të ketë aftësi shumë të mira analitike.

4- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe angleze.

5- Të ketë eksperiencë të mëparshme bashkëpunimi me organizata kombëtare dhe/ose ndërkombëtare dhe institucionet shtetërore shqiptare;

6- Të këtë njohuri shumë të mira kompjuterike.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

• CV e detajuar

• Ofertën financiare për angazhimin që do të kenë për 20 ditë.

Afati i dorëzimit:

Dorëzimi i dokumentave të nevojshme duhet të bëhet brenda datës 27.09.2021.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e emailit aid.tirana@gmail.com ose në adresën e mëposhtme: Rr. “Barrikadave”, Galeria e Tiranës, nr.42, Tiranë

​

Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm personat e përzgjedhur.

Thirrje për aplikim!

Publikuar më datë 22 shtator 2021

bottom of page